Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yjet e kinemasë bullgare na shkelin syrin nga e kaluara

Foto: Gallery Synthesis

Mbi 60 fotografi portreti të aktorëve të dashur bullgar, të cilët ruhen në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Filmit Bullgar, janë prezantuar në galerinë e kryeqytetit  “Sintezis”. Fotografitë janë të zgjedhura nga periudha 1956-1972 dhe janë të bashkuara në një ekspozitë origjinale nën moton “Yjet e kinemasë bullgare”.

Deri në hyrjen e teknologjive digjitale tek ne, dëshmitë e vetme  për procesin e xhirimit të filmave bullgarë janë fotografitë e momenteve të punës, të cilat janë pjesë e vlefshme e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Filmit Bullgar. Në ecurinë e punës mbi një produkt filmi, grupi i xhirimit dhe fotografi në terren janë fokusuar kryesisht në portretet e aktorëve, mësojmë nga organizatorët e ekspozitës. Në të janë përfshirë krijime të fotografëve të dalluar  si Lote Mihajllova, Zhana Karajordanova, Zheni Vëllova e të tjerë. Vizituesit mund të shikojnë fotografi unike të Apostoll Karamitevit, Ginka Stançeva, Georgji Kallojançev, Stefan Danaillov, Nevena Kokanova dhe aktorë të tjerë të dashur.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD