Tenisti bullgar Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Indian Wells të SHBA-së. Bullgari 30-vjeçar mundi Jordan Thompson në dy sete. Ndeshja zgjati një orë e 41 minuta. Dimitrov e nisi garën në raundin e dytë pasi zuri vendin e liderit në pjesën e poshtme të skemës për shkak të mospjesëmarrjes së serbit Novak Gjokoviq.
Në 1/16-finalet Dimitrov do të përballet me të 33-tin në renditjen botërore Aleksandër Bublik nga Kazakistani, i cili eliminoi në dy sete Andy Murray nga Britania e Madhe.Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..