Ata që ikin nga lufta në Ukrainë tani mund të bëjnë pyetje rreth pritjes së tyre në vendin tonë në një linjë telefonike kombëtare në katër gjuhë. Telefonat 02/9055555 dhe +380 322465075 mund të gjenden në Portalin e Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën” në https://ukraine.gov.bg . Në portal u publikuan gjithashtu rregullat për sigurimin e mbrojtjes së përkohshme për të ardhurit, si dhe informacione për marrjen e statusit, aksesin në kujdesin humanitar dhe mjekësor, arsimin dhe punën, hapjen e llogarive bankare, iniciativat vullnetare - donacionet, gjërat thelbësore, ushqimin, transportin, barnat. Në ditën e parë të ekzistencës së platformës, u publikuan afro 600 njoftime për strehim, njoftuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..