Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58% në prill, siç parashikoi Bulgargaz. Këtë e garantoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjinë dhe Ujin, Stanisllav Todorov, duke iu referuar çmimeve në bursa që janë qetësuar ditët e fundit.
“Tregjet reagojnë në panik ndaj çdo lajmi të marrë nga zona e luftës”, shtoi ai. Sipas tij, rritja do të bëhet e qartë në ditët e fundit të marsit, por nëse llogaritet sot ajo duhet të jetë rreth 30%.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, kërkesa e Bulgargaz për të rritur çmimin e gazit natyror me afro 60% është për shkak të veprimeve të ish-menaxhmentit të kompanisë, e cila refuzoi lëndën e parë të lirë azere. Ai bëri të ditur se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Azerbajxhanin në mënyrë që vendi ynë të marrë sërish sasi më të lira.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..