Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria po punon mbi skenarë për zgjerimin e konfliktit në Ukrainë

Ministri i Financave Asen Vasilev
Foto: BGNES

Korniza makro e buxhetit të shtetit do të ndryshojë për shkak të luftës në Ukrainë, tha Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministër Asen Vasilev. Janë parashikuar mjete suplementare për të përballuar valën e refugjatëve dhe për ndërprerjen eventuale të furnizimeve me energji ruse.

“Ky është një grup i madh njerëzish – më shumë se gjysma e refugjatëve që hyjnë në vend janë fëmijë. Kjo kërkon shumë kujdes dhe burime”, tha Zëvendëskryeministri. Ai tha gjithashtu se që para fillimit të luftës në Ukrainë, qeveria ka zhvilluar një strategji për veprime në rast të një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve ruse të energjisë. Kabineti po punon gjithashtu mbi “skenarët më të rëndë që lidhen me përshkallëzimin e konfliktit”. Inflacioni do të vazhdojë të përshpejtohet për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, shtoi Asen Vasilev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD