Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në sfondin e ndryshimeve klimatike, lufta është gjëja e fundit që i nevojitet planetit tonë të torturuar

Ilina Perianova
Foto: arkiv personal

Asgjë, absolutisht asgjë nuk e justifikon këtë agresion, këto vrasje të njerëzve të pafajshëm!” – është kategorike regjisorja e re Ilina Perianova. Ajo ishte ndër pjesëmarrësit në protestën para Institutit të Kulturës Ruse në Sofje, ku rusët që jetojnë në vendin tonë u mblodhën për të shprehur indinjatën e tyre për pushtimin rus të Ukrainës. Ilina është ruse nga linja e nënës, me baba bullgar. Gjyshërit e saj rusë janë veteranë të Luftës së Dytë Botërore. “Të dy janë dekoruar me urdhra të lartë. Dhe ata luftuan për paqe krah për krah me ukrainasit kundër nazizmit të vërtetë”, tha Ilina. Ajo komentoi agresionin e Putinit në Ukrainë dhe argumentin e tij se lufton kundër nazizmit si më poshtë:

Protesta para Institutit të Kulturës Ruse në Sofje

“Preteksti me të cilin u sulmua Ukraina është tërësisht i falsifikuar dhe për mua është një propagandë e pastër. Por, për fat të keq, ajo u përhap ndër shumë njerëz, përfshirë në Bullgari, të u cilët u besojnë trollëve dhe mediave ruse që përhapin informacione të rreme. Si mund të shpjegohet e gjithë kjo? Nga njëra anë kemi një histori të përbashkët me Rusinë, i konsiderojmë rusët si çlirimtarët tanë dhe kemi rrënjë të përbashkëta sllave. Por arsyeja tjetër është keqinformimi masiv dhe, më vjen keq ta them, mungesa e edukimit në shoqëri. Sepse për t'u informuar mjaftueshëm duhet të kesh akses në burime të besueshme dhe mbi të gjitha një dëshirë për t'u njohur me të gjitha këndvështrimet.”

Në sfondin e ndryshimeve klimatike, përveçse është e tmerrshme, kjo luftë është gjëja e fundit që i duhet planetit tonë tashmë të torturuar, beson Ilina. Sipas saj, kjo është një luftë për qymyrin dhe gazin natyror dhe ajo për të cilën nuk flitet janë rezervat e mëdha në Ukrainë të gazit, naftës etj.

“Dhe të mos gënjehemi – shumica e luftërave aktualisht shkaktohen nga mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit”, thotë Ilina dhe shton:

Është sulmuar një vend, që është një nga hambarët kryesorë të Evropës. Jam shumë e habitur se sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo do të ndikojë tek ne dhe do të shkaktojë uri në shkallë globale. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës, beteja e vërtetë që duhet bërë tani është mbrojtja e natyrës. Ne duhet të mbrojmë speciet e tjera, të fillojmë të luftojmë për të shpëtuar insektet, bletët, të gjitha krijesat që jetojnë rreth nesh. Sepse ne jemi absolutisht të ndërlidhur. Një nga keqkuptimet më të mëdha të njerëzimit është se ne jemi mbi natyrën dhe mbi qeniet e tjera të gjalla”, thotë Ilina Perianova.

Megjithatë, regjisorja e re përfundon me mesazhin se në këtë kohë, kur jemi të tronditur nga ajo që po ndodh në Ukrainë, nuk duhet të jetojmë me frikë, por të kërkojmë shpresën dhe dritën që do të na nxjerrë nga rruga qorre në të cilën gjendet njerëzimi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ilina Perianova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD