Komisioni Evropian dhe qeveria bullgare kanë rënë dakord për një shtyrje të re të vlerësimit të Planit tonë kombëtar për rindërtim dhe zhvillim, tha zëdhënësi i komisionit Veerle Nuyts. Afati i shtyrjes së tretë të mëparshme skadoi sot, por u bë e qartë se vlerësimi mbetet për datën 15 prill. Komisioni Evropian deklaroi se ata janë duke zhvilluar një dialog konstruktiv me autoritetet tona dhe janë afër përfundimit të punës mbi dokumentin në fjalë. Pas marrjes së dritës jeshile nga Komisioni Evropian, Plani i Bullgarisë duhet të miratohet nga ministrat e financave të Bashkimit Evropian.
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...
Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..