"Pavarësisht nga preteksti për luftën në Ukrainë, asgjë nuk mund të justifikojë shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit, viktimat, shkatërrimet dhe vuajtjet e mëdha," tha Presidenti Rumen Radev në Bukuresht pas takimit me homologun rumun Klaus Johannis. Ai shtoi se lufta pranë kufijve tanë po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë në rajon. "Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon janë fakt," tha ai. Sipas Presidentit bullgar, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për lidhje gjithëpërfshirëse midis Rumanisë dhe Bullgarisë – në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, lidhjeve digjitale dhe teknologjive për sa u përket tubacioneve të reja të furnizimit me karburant.
Nga Rumania, Rumen Radev kërkoi një përgjigje të qartë nëse avionët luftarakë MiG-29 do të mund të shërbehen në Rusi, ose kjo mund të bëhet në një vend tjetër. Në rast të kundërt, rrezikojmë që qielli në Bullgari të mbete i pambrojtur, deklaroi Kreu i Shtetit bullgar.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..