Ekonomia bullgare ka mundësinë të punësojë një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, tha Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Daniel Lorer pas një takimi me përfaqësuesit e punëdhënësve. Tashmë janë deklaruar më shumë se 150 000 vende pune për refugjatët. Më herët ishte thënë nga punëdhënësit se ekonomia bullgare mund të punësojë 200 mijë persona, rikujton BTA.
Njerëzit vijnë te ne jashtëzakonisht të tronditur dhe ne duhet t'i mirëpresim, t'u ofrojmë strehim dhe ushqim. Hapi tjetër për ata që vendosin të mbeten në Bullgari është që t’u sigurojmë atyre punë. Rreth 80 000 njerëz nga Ukraina kanë hyrë deri tani në vendin tonë dhe rreth gjysma prej tyre mbeten këtu, shtoi Lorer.Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..