Aktualisht në vendin tonë ka mbi 38 mijë refugjatë nga Ukraina, tha në Kuvendin Popullor Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët Petja Përvanova. Sipas saj, problem mbetet sigurimi i përkthyesve dhe mbështetja logjistike. “Qytetarët që vijnë nga Ukraina gëzojnë të drejtën e tyre për një qëndrim ligjor 90-ditor. Ata vetë nuk janë të sigurt nëse duan të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare apo të përkohshme”, shpjegoi Petja Përvanova. Detyra kryesore e grupit koordinues për refugjatët ukrainas është në tri fusha - pritje, akomodim dhe transport, tha në parlament Shefi i Shtabit për Akomodimin e Refugjatëve nga Ukraina Valeri Raçev. Sipas tij, një tjetër synim i rëndësishëm është krijimi i kushteve për integrimin e njerëzve në shoqëri dhe biznes në vendin tonë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..