Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev i quajti “foshnjë e parakohshme ligjore” ndryshimet në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor me të cilët pushtetarët propozojnë mbylljen e gjykatës dhe prokurorisë së specializuar. Prokurori qortoi Ministren e Drejtësisë Nadezhda Jordanova dhe udhëheqësin e “Po Bulgaria” Hristo Ivanov se ndryshimet u shkruan në errësirë dhe i ftoi ata në një debat publik. Nadezhad Jordanova rikujtoi se ndryshimet në ligj u diskutuan në shoqëri.
Sa i përket vizitës së Kryeprokurores evropiane Laura Koveshi në vendin tonë, Ivan Geshev tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “E vetmja gjë që më shqetëson është shkelja e vazhdueshme e shtetit ligjor dhe ndarja e pushteteve nga politikanët. Kjo po shqetëson gjithnjë e më shumë partnerët tanë evropianë”, përfundoi ai.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..