Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 marsin

Temperaturat ditore po bien sërish

Foto: Radio Shumen

Gjatë natës nga verilindja vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë, mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 6° deri në minus 1°, në Sofje - rreth minus 4°.

Të premten, më 18 mars, vranësirat do të jenë të çara, mbi viset malore dhe lindore më shpesh të konsiderueshme, vende-vende do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare, në Bullgarinë Lindore erë e përkohshme e fortë nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.

Në male vranësirat do të jenë më të theksuara, në disa vende do të ketë reshje të dobëta bore. Në maja do të fryjë erë mesatare e fortë veriore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth minus 2 °, në 2000 metra - rreth minus 7 °.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD