Pas një kontrolli dy orësh, kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-Kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare me një urdhër ndalimi 24 orësh.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë, sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-Kryeministrin Bojko Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është zhvatja, “por nuk thuhet se cili person është zhvatur nga z. Borisov, kur është zhvatur, për çfarë, si.”
Është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Brendshme. Po kryhen kontrolle dhe sekuestrime në shumë adresa.
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdеlina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.
"Askush nuk është mbi ligj!" Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook Kryeministri Kirill Petkov.Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.
“Prokuroria bullgare nuk është informuar për veprime hetimore kundër politikanëve”, tha për BTV zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Sijka Mileva. Sipas saj, informacionet që ajo ka janë nga mediat dhe kanë të bëjnë me fondet evropiane, ndaj më shumë informacione duhet kërkuar nga Prokuroria Evropiane.
Ju kujtojmë se më 17 mars, në Sofje u mbajt takimi i Prokurores së Përgjithshme Evropiane Laura Koveshi me Ministrin e Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, në të cilin u diskutuan veprimet e palës bullgare për formimin e një ekipi prej nëpunësish hetimorë në MPB, të cilët të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane.
Gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të inspektimit në Forcat Ajrore pas përplasjes së një avioni stërvitor luftarak në aeroportin "Graf Ignatievo", ku humbën jetën dy pilotë , ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov theksoi se ekziston një..
Presidenti Rumen Radev hapi forumin "E ardhmja e konkurrencës në Zero Neto" në pavijonin bullgar në Konferencën e Klimës COP29 të OKB-së në Baku, Azerbajxhan. Paneli kushtuar konkurrencës së ekonomive në kushtet e emetimeve zero të karbonit mblodhi së..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik dy projektligje në përmbushje të angazhimeve të vendit në kuadër të Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Sipas Ligjit të Falimentimit të Personave Fizike ose Ligjit të Falimentimit..
Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të..
Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Në një mesazh në faqen e..
Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta..