Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shefi i Pentagonit vjen në Sofje për shkak të luftës në Ukrainë

Lloyd Austin
Foto: BGNES

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin mbërrin në Sofje për të biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Dragomir Zakov. Në një intervistë për BNR, Zakov e cilësoi vizitën si të rëndësishme dhe shpjegoi se format në të cilat diskutohet ndihma ushtarake për Ukrainën janë ato të parashikuara nga aleatët në NATO dhe BE.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinkon akuzoi Rusinë për krime lufte dhe paralajmëroi Kinën se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime nëse Pekini do t’i jap ndihmë ushtarake Moskës.

Situata ushtarake në Ukrainë mbetet e pandryshuar. Ofensiva ruse është vonuar, por raportet për viktima civile janë në rritje. Më shumë të mbijetuar kërkohen nën rrënojat e teatrit në Mariupoll, ku strehoheshin më shumë se një mijë njerëz. Rreth 30 000 arritën të evakuojnë qytetin e Azov në 24 orët e fundit, por 350,000 civilë të tjerë mbeten të bllokuar në Mariupol


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD

“Booking” do të ndihmojë në kontrollet e sektorit gri në akomodimin turistik

Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..

botuar më 25-02-12 12.03.MD
Anton Zllatanov

Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim

Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..

botuar më 25-02-12 10.11.PD