Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shpall persona non grata 10 diplomatë rusë

Foto: mfa.bg

Me propozimin e autoriteteve kompetente të Republikës së Bullgarisë, në koordinim me Kryeministrin Kirill Petkov, Bullgaria shpalli persona non grata 10 diplomatë rusë të akredituar në Sofje. Ata kanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Vasilв Georgiev ia dorëzoi notën verbale Ambasadores Eleonora Mitrofanova.

Sipas informacionit të organeve kompetente, këta punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse kanë kryer në territorin e Republikës së Bullgarisë aktivitete të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, thuhet në faqen e Ministrisë së Jashtme bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Natën motido të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga lindja-juglindja, e cila do të qetësohet pas mesnatës në shumë zona. Të enjten do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Fushën e Danubit dhe Bullgarinë Lindore - erë e..

botuar më 25-08-27 7.40.MD

Presidenti mori pjesë në hapjen e një fabrike të teknologjisë së lartë në fushën e mbrojtjes në Gjermani

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të teknologjisë së lartë të koncernit gjerman “Rheinmetall”, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Armin Papperger. Fabrika, e vendosur në Unterljus, në provincën e Saksonisë së..

botuar më 25-08-27 6.29.MD
Temenuzhka Petkova

Qeveria rriti kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim

Qeveria vendosi të rrisë kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim me 4 miliardë leva (mbi 2 miliardë euro). Këto fonde do të investohen në zona të reja industriale, në ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës dhe kanalizimesh, si dhe në sektorin e..

botuar më 25-08-27 6.08.MD