Çdo vit në mars ditëlindjen e vet feston Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare. Për provën e parë maestro Hristo Nedjallkov zgjedh simbolikisht 22 marsin - ditën e parë të pranverës. Në këtë datë, prej dekadash, koristë të dikurshëm dhe të tanishëm mblidhen në Radion Kombëtare Bullgare për të festuar ditëlindjen e korit.
Tradicional është edhe Koncerti Pranveror i Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i cili në vitin 2022 është më 18 mars në sallën “Bëlgaria” nga ora 19:30. Në skenë bashkë me korin me famë botërore të fëmijëve do të jenë edhe dyshja Antonija Mirçeva (flaut) dhe Nikollaj Stoev (piano), si dhe Valentina Millusheva, këngëtare nga Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” dhe trioja e perkusioneve nga Shkolla Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” me udhëheqëse artistike Diljana Shopova. Venecija Karamanova, e cila nëntë vitet e fundit është dirigjente kryesore e korit, do ta ndajë rolin e saj me Mihaella Kotevën, ndërsa shoqërimi në piano i besohet Siana Atanasova dhe Teodora Zaneva.Programi përfshin këngë dhe pjesë nga vepra të kompozitorëve Xhuzepe Verdi, Pjiotr Iliç Çajkovski, Gaetano Doniceti, Xhakomo Puçini dhe Otar Taktakishvili. Do të tingëllojnë këngë të themeluesit të korit, si dhe të kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Nikollaj Kaufman, Zhull Llevi, Aleksandër Tanev etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..