Parlamenti njëdhomësh i Ukrainës paralajmëroi se të paktën 7 zjarre po digjen në territorin e Çernobilit, gjë që rrit rreziqet e rrezatimit rreth termocentralit bërthamor. Zjarret u zbuluan nga imazhet e satelitit Sentinel-2 të Agjencisë Kozmike Evropiane.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se Moska dëshiron të “shkatërrojë” vendin në mënyrë që të “dorëzohen” Harkovi, Mariupoli dhe Kievi. As njerëzit në këto qytete, as unë, nuk mund ta bëjmë këtë, tha Zelenski. Ai theksoi se çdo vendim i rëndësishëm për vendin do të merret me referendum dhe i bëri thirrje Presidentit rus Vlladimir Putin për bisedime të menjëhershme, në të cilat ai është i gatshëm të diskutojë statusin e Krimesë dhe Donbasit.
Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të ndajnë 500 milionë euro të tjera për Ukrainën, sipas Komisionerit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Josep Borrell. Kështu, shuma totale e armatimeve të Ukrainës arrin në 1 miliard euro.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ukrainase, rezervat e pushtuesve rusë në ushqim, karburant dhe municione sosen, dhe ato janë për jo më shumë se 3 ditë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..