Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po afrohet me realitetin, të lënë si trashëgimi nga Sibile Bergеman

Galeria e Qytetit të Sofjes është mikpritëse e ekspozitës së parë të fotografes në vendin tonë

7
Foto: Instituti Goethe - Bullgaria

Sibile Bergеman (Sibylle Bergemann) është një nga fotografet gjermane më të rëndësishme nga fundi i shekullit të njëzetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë e një. “Një grua e fortë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kërkon mënyra të ndryshme, që të mbetet aktive në punën e vet dhe të vazhdojë të zbulojë qasje të reja në kohën e cila ndryshon në mënyrë dinamike”- thotë për të Elizabeta Zajkova, koordinatore në “Programin Kulturor” të Institutit Goethe - Bullgari. Për herë të parë publiku bullgar ka mundësinë të shikojë vështrimin objektiv të fotografes mbi realitetin në Berlinin përpara dhe pas rënies së murit. Dhe jo vetëm kaq. Deri më 10 prill Galeria Artistike e Qytetit të Sofjes është mikpritëse e një ekspozite udhëtuese “Sibile Bergeman. Fotografi”, organizuar nga Instituti Goethe - Bullgaria dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare IFA (Institut für Auslandsbeziehungen) - një organizatë gjermane, e cila realizon ekspozita udhëtuese për të prezantuar aspekte të ndryshme nga kultura gjermane. Ekspozita është interesante jo vetëm sepse prezanton punën e një fotografi të njohur evropian, por dhe sepse kjo fotografe vjen nga Berlini Lindor, thotë Zajkova.

Elizabeta Zajkova

“Sibile Bergeman ka lindur gjatë vitit 1941 në qytetin Berlin, merr një arsim tregtar, pas së cilës fillon punë si sekretare në ekipin e Revistës “Das Magazin”. Gjatë asaj kohe lind dhe interesi i saj ndaj fotografisë dhe gjatë vitit 1966 ajo fiton shansin e shkëlqyer të bëhet nxënëse e Arno Fisher (Arno Fischer), një nga fotografët më të njohur gjatë asaj kohe dhe kështu fillon të mësojë nga më i miri në zanat. Më vonë ai bëhet dhe partneri i saj në jetë” - tregon Elezabeta  Zajkova.

Sibile Bergeman fillon të fotografojë modelet e saj në mjedisin e tyre natyror në Berlin me  gjithë eklektizmin estetik, që sjellë kjo me vete. Kështu nga imazhe thjesht në modë, ato kthehen në ese fotografike të realitetit.


Ekspozita në Galerinë e Qytetit të Sofjes përfaqëson në fakt një sintezë shumë të mirë të të gjitha serive të autores ndër vitet. Përveç fotografisë së modës, e cila është bardh e zi, janë treguar dhe fotografi polaroidë me ngjyra nga periudha pas rënies së murit të Berlinit dhe ndryshimet në Evropë, pamje dhe imazhe me ngjyra nga udhëtimet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme në periudhën 1999-2004, të cilat në një mënyrë unike kapin jetën e përditshme midis kulturës tradicionale dhe globalizimit. Dhe këtu vjen një paralel tjetër i rëndësishëm nga biografia e Bergemanit, të cilin Zajkova e bën me Bullgarinë.

“Me dy fotografë të tjerë gjermano-lindor Ute Maler (Ute Mahler) dhe Harolld Haucvalld (Harald Hauswald), themelojnë gjatë vitit 1990 Agjencinë Ostkrojc „Ostkreuz. Qëllimi i kësaj shoqate është që pas  shpërbërjes së kanaleve të ndryshme të punës të njohura në socializëm, ata të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në kushtet e reja të kapitalizmit të tregut. Në Bullgari nuk ka pasur një bashkim të tillë dhe fotografët tanë kanë shpëtuar një nga një pas rënies së regjimit komunist. Kurse bashkime të ngjashme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shpëtimin e njerëzve të artit, sepse kjo është mënyra që ata të vendosen si markë”- thotë ajo.


Një pjesë shumë e rëndësishme nga ekspozita në Sofje është dhe programi i pasur shoqërues i titulluar “Shikim me kuptim: Sibile Bergeman”, organizuar bashkërisht me Fondacionin “Art - vepra dhe dokumente”. Programi përfshin vizita, punëtori për fëmijët dhe prindërit, vizita për njerëz nga mosha e tretë, si dhe leksion për gratë në fotografin bullgare. Në sallën e ekspozitës së Galerisë Artistike të Qytetit të Sofjes, mes fotografive të Bergemanit shfaqet dhe një film dokumentar, të xhiruar pak përpara vdekjes së saj gjatë vitit 2010, në të cilin ajo është absolutisht e hapur dhe e sinqertë për punën e saj dhe kështu vizitorët marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve potenciale, të cilat lindin nga imazhet nëpër muret. Ngjarje të ngjashme i mirëmbajnë ekspozitat gjallë, mendon Elizabeta Zajkova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Instituti Goethe - Bullgaria




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD