Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimet shpirtërore nga lufta në Ukrainë

At Vasilij Shagan
Foto: arhangel.bg

Rastësisht apo jo, lufta në Ukrainë filloi pak para Kreshmës së Madhe. Në ditët, kur Kisha Ortodokse bënë thirrje për përulësi dhe pendim, dy popuj ortodoks sllavë u tërhoqën në një nga sprovat më të tmerrshme – luftën. Falja dhe dashuria ndaj të afërmit i lanë vend dhimbjes, frikës dhe urrejtjes ndaj shkaktuesve. Disa arritën të evakuohen në shtete fqinje, të tjerë mbetën të heshtur në biruca nën oshtimën e topave të rënda. Kush mund ta mendonte se në shekullin 21 do të kishte një tjetër konflikt ushtarak në të njëjtën pjesë të Evropës që pësoi humbjet më të mëdha njerëzore dhe i mbijetoi tmerreve të Luftës së Dytë Botërore?

Ndoshta i harruar, mësimi i së shkuarës bëhet një provë e dashurisë, besimit dhe humanizmit në të tashmen.

Këto janë mësime shumë të qarta, shumë të forta dhe vështirë se mund të jenë më të dukshme”, tha At Vasilij Shagan në një intervistë për BNR-Varna, jeta e përditshme e të cilit kalon në Qendrën e Refugjatëve, e krijuar në Pallatin e Kulturës dhe të Sportit në kryeqytetin tonë bregdetar.

“Ne gjithmonë kemi sprova. Krishti ka thënë se ne do të kemi dhimbje në jetën tonë, dhe sipas Apostullit Pal, pikëllimi lind durimin. Kjo nuk është vetëm kërcëllim dhëmbësh, por një virtyt krijues, i cili nga ana e tij krijon përvojë tek ne. Nga durimi dalësh një person i rinovuar, i cili ka fituar shpresën përmes përvojës që të ka dhënë mundësinë të dalësh nga situata. Fillon të zbulosh, se gjërat nuk kanë vetëm një kuptim. Mund të dalësh në minus – të dëshpërohesh, të humbësh veten, ose në plus – të përfitosh shpresë për diçka thelbësore... Apostulli Pali ka thënë, se shpresa mund të lindë nga të kuptuari se Zoti është ai që ka derdhur dashurinë e tij në ne. Kur në këto pikëllime, fiton përvojën që të jep besim te Zoti dhe fillon të realizosh veten dhe jetën tënde në emër të Tij - atëherë sigurisht që je në drejtimin e duhur. Këto janë ato mësime kategorike, përmes të cilëve për fat të keq, duhet të kalojmë. Ndonjëherë njeriu duhet të kalojë përmes tyre për të kuptuar, siç thotë Shekspiri, se e ka shpërndarë Shpirtin e tij.”

Pak a shumë, krahas dëshmive të gjalla të fluksit të refugjatëve secili me fatin e tij, At Vasilij kupton, se situata në Ukrainë është tepër e ndërlikuar.  “Në këtë cunami të informacionit dhe propagandës, njeriu, që të orientohet, duhet të përshtatet me një valë më humane, të tregojë njerëzillëk” – thekson ai dhe shton: “Unë për shembull, përpiqem të qetësohem pak, të zbut emocionin tim thjeshtë njerëzor të frikës, pasigurisë dhe zemërimit, në mënyrë që të mobilizohem për të qëndruar adekuat”. Sipas Atit Vasilij, tërë kjo situatë mund të na pasurojë, edhe të na ndryshojë shpirtërisht:

“Nëse nuk ndodh asnjë ndryshim, atëherë një mësim tjetër ose një situatë tjetër jo e rastësishme që na është dhënë nga Zoti, do ta humbasim dhe do të mbetemi ende si një fushë e papluguar, djerrë. Por situata tani po na lëron dhe na bluan në mulli në një mënyrë kaq të qartë, saqë mund të dalësh prej saj si pjesë e diçkaje më thelbësore - të kuptosh në emër të asaj që dhe pse jetoj dhe kush jam në të vërtetë.”

Sipas fjalëve të At Vasilijit, Zoti e ka pajisur njeriun me disa fuqi shpirtërore, njëra prej të cilave është fuqia e zemërimit, të cilën, për të mbetur njerëz, ne mund ta shndërrojmë në vepra të mira në vend që të dënojmë dhe të inatosemi:

Nëse të keqes fillojmë t’i përgjigjemi me të keqe, atëherë po luajmë në vallen e djallit dhe është ai që e ndezi këtë luftë vëllavrasëse. Ky është një problem i gjithë njerëzimit, ne kemi humbur shumë nga njerëzillëku ynë dhe tani Zoti dëshiron të na kujtojë: “Zgjohuni, ju jeni njerëz që duhet të ktheheni dinjitetin tuaj të vërtetë që ju kam dhënë!” Si do të arrijmë ta bëjmë këtë, ky është arti.”

At Vasilij është një bullgar nga Besarabia, nga qyteti Taraklia të Moldavisë. Si nxënës erdhi për të mësuar në Seminarin Teologjik të Sofjes, pas së cilës u diplomua në teologji në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Aktualisht shërben në Kishën “Shën Nikollaj Mirlikijski Çudibërës” dhe është udhëheqës i Qendrës Shpirtërore dhe Edukative në Kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill ” në Varna.

Përpilues: Darina Grigorova (sipas intervistës së Svetllana Vëllkova, BNR-Varna)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arhangel.bg, azov.org.ua, EPA/BGNES, reuters.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD