Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave feston Ditën Botërore të Meteorologjisë me një forum shkencor

Foto: public.wmo.int

Akademia Bullgare e Shkencave do ta shënojë sot Ditën Botërore të Meteorologjisë me një forum shkencor me temën “Paralajmërimi i hershëm dhe veprimet e hershme. Informacioni hidrometeorologjik dhe klimatik për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë”. Nëpërmjet kësaj teme theksohet se jo vetëm informacioni aktual për proceset atmosferike është i rëndësishëm për reduktimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, por edhe analiza klimatike e të dhënave afatgjata mjedisore, vënë në dukje organizatorët e Institutit për Studimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujërave në Akademinë Bullgare të Shkencave. Sipas tyre, ky theksim është i rëndësishëm edhe për faktin se OKB-ja e ka shpallur vitin 2022 si vit të shkencave bazë për zhvillim të qëndrueshëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD