Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. "Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet botërore filluan të rriten," filloi ai. Kryeministri vuri në dukje se për 100 ditë kabineti ka mbajtur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në nivelet e verës së kaluar dhe në muajin prill do të ketë një mbështetje të madhe financiare për bizneset me një tavan të ri më të lartë.
Në bilancin e tij, Kirill Petkov u fokusua edhe në tejkalimin e krizës Covid, sigurimin e ndihmës së domosdoshme për ata që ikin nga lufta në Ukrainë dhe në përfundimin e çështjeve teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
“Në fushën e korrupsionit lufta është e vështirë – në fakt nuk kemi një Prokurori funksionuese dhe hapat janë më të ngadaltë”, tha ai. Ai vuri në dukje edhe opozitën e fortë që qeveria ka hasur në punën e saj në interes të shoqërisë. Na vjen mirë që ndryshimi po vjen, ndonëse me hapa më të vegjël nga sa duam, por në drejtimin e duhur”, përfundoi Kirill Petkov.Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..