Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. "Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet botërore filluan të rriten," filloi ai. Kryeministri vuri në dukje se për 100 ditë kabineti ka mbajtur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në nivelet e verës së kaluar dhe në muajin prill do të ketë një mbështetje të madhe financiare për bizneset me një tavan të ri më të lartë.
Në bilancin e tij, Kirill Petkov u fokusua edhe në tejkalimin e krizës Covid, sigurimin e ndihmës së domosdoshme për ata që ikin nga lufta në Ukrainë dhe në përfundimin e çështjeve teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
“Në fushën e korrupsionit lufta është e vështirë – në fakt nuk kemi një Prokurori funksionuese dhe hapat janë më të ngadaltë”, tha ai. Ai vuri në dukje edhe opozitën e fortë që qeveria ka hasur në punën e saj në interes të shoqërisë. Na vjen mirë që ndryshimi po vjen, ndonëse me hapa më të vegjël nga sa duam, por në drejtimin e duhur”, përfundoi Kirill Petkov.Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..