Studentë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të studiojnë falas në shkollat e larta të vendit fqinj, sipas Programit për Bashkëpunim në Arsim, të nënshkruar nga ministrat Nikollaj Denkov dhe Jeton Shaqiri.
Çdo vit, dy qeveritë do të financojnë deri në 4 bursa për studime të plota, për trajnimin e 3 doktorantëve dhe do të japin deri në 5 bursa për 1 semestër. Për ta kandidatët do të aplikojnë për të gjitha specialitetet, përveç mjekësisë, artit dhe sportit, njofton BGNES.
Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një program për bashkëpunimin në kulturë dhe memorandume partneriteti në fushën e rinisë dhe sportit. Ato përfshijnë një kalendar të përbashkët kulturor, bursa për artistë të rinj, ekspozita të të rinjve dhe madje një ndeshje miqësore futbolli midis dy qeverive.
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..