Kultura bullgare si dhe traditat do të jenë në fokusin e një ngjarjeje të posaçme në Strasburg. Në qendrën kulturore Lieu d'Europe Strasbourg më 3 qershor do të prezantohet një fotoekspozitë e madhe nën moton “Fëmijë jo si të tjerët” (Des enfants (pas) comme les autres). Iniciatorët Anna Jonçeva dhe Vanja Todorova për herë të radhës do të tregojnë se që të gjithë fëmijët buzëqeshin në të njëjtën gjuhë.
“Dallimet më tepër ato fizike, nuk janë një pengesë të komunikojmë dhe të buzëqeshim me njeri-tjetrin - është kategorike fotografja Anna Jonçeva. Thjesht duhet të pranojmë se, fëmijët me nevoja të posaçme kanë po kështu ëndrra, mund të buzëqeshin, mund të komunikojnë me të tjerët - ata janë të shkëlqyer dhe ne duhet t’i shikojmë pak më shpesh. Për mua si krijuese dhe autore e projektit fotografik “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë” është me rëndësi që të tregoj buzëqeshjet e fëmijëve kudo - si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj, prandaj ekspozita në Strasburg është edhe një mundësi tjetër që njerëzit të shikojnë sesa të shkëlqyer janë fëmijët tanë kur buzëqeshin. Vendi, ku do të ekspozohen portretet është tepër i bukur dhe tejet komunikativ - gjendet tamam përballë Këshillit të Evropës dhe shpresojmë që shumë njerëz të na vizitojnë.”
Vetëm për 3 vjet iniciativa e përbashkët e Annës dhe Valjës “Të njihemi” boton një libër fotografik falas si dhe kalendar me pjesëmarrjen e një prej klubeve të motoçiklistëve në Bullgari, organizon ngjarje, pazare të bamirësisë dhe punëtori, mbledh fonde dhe instalon më shumë se 17 kolovajza-peshore të përshtatura për fëmijët në karrige me rrota.
Për ekspozitën e ardhshme bashkësia bullgare në Strasburg, e cila është organizatore e ngjarjes ofron mundësinë unike që t’i tregojmë botës bukurinë e traditave dhe kulturën e Bullgarisë.“U drejtohemi me lutje krijuesve, të cilët punojnë gjëra specifike për Bullgarinë, deri më 15 prill të na dërgojnë krijime të tyre, që të tregojmë mënyrën tonë të jetesës, krijimtarinë, se për çfarë shquhet dhe është e pasur Bullgaria. Tanimë morëm gjëra shumë të bukura për pazarin e ardhshëm. Shpresoj të kemi një ngjarje shumë të bukur me buzëqeshje të shumta dhe shumë shokë të rinj dhe njohje të reja” - thotë Anna Jonçeva.
Të mirëseardhur janë dhe të gjitha familjet e fëmijëve me nevoja të posaçme, të cilët duan që të tregojnë historitë e veta dhe të bëjnë fotografi për projektin. Kurse me fondet e mbledhura nga ekspozita e bamirësisë në Strasburg do të realizohet ëndrra e fëmijëve të tjerë të tillë në Bullgari të mund të buzëqeshin dhe të dëfrejnë bashkë me vërsnikët e vet të tjerë:
“Paratë, me dëshirë të organizatorëve, do të shkojnë për blerjen e një kolovajza-peshore të kombinuar, e cila është e përshtatur për fëmijët në karroca invalidi - sqaron Anna Jonçeva. Po kështu, me dëshirë të tyre ajo do të montohet në qytetin Bllagoevgrad, në sheshin qendror të fëmijëve, në mënyrë që të mund të ketë një vend ku të gjithë fëmijët mund të luajnë së bashku.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Anna Jonçeva, Lora Dimitrova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..