Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e lajmit të mirë – 25 marsi

Foto: arkiv

Pas dy vitesh të kufizimeve dhe ndalesave për shkak të pandemisë, të zemëruar apo të heshtur para lajmeve trishtuese për luftën në Ukrainë, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për themelet tona shpirtërore. Dhe sikur më shumë se kurrë kuptojmë se sa të lidhur jemi të gjithë pavarësisht se në cilën pikë të planetit ndodhemi, cili është statusi ynë në shoqëri, a jemi besimtarë apo ateistë. Kështu janë “ngjyrosur” festat tona vitet e fundit dhe kështu kremtojmë Ungjillëzimin – ditën në të cilën Kryeengjëlli Gavrill i solli Virgjëreshës Mari lajmin e mirë se do të lindte Shpëtimtarin.

Kjo festë është një nga datat më të ndritshme dhe kremtohet nga të gjitha besimet kryesore të krishtera. Pranohet gjithashtu si Dita e Nënës dhe Amësisë. Ungjillëzimi është një rast tjetër për të hapur zemrat tona dhe për të treguar ndjeshmëri për jetimët, për të vuajturit dhe të varfrit, për njerëzit e detyruar të largohen nga atdheu. Në kishat ortodokse bullgare në këtë ditë këndohen tradicionalisht këngë për nder të Virgjëreshës Mari. Me lavdërim, mirënjohje dhe nderim për Nënën e Zotit, drejtohen lutje për shpëtim, për çlirim nga “të gjitha këshillat e të pabesëve”, për shëndet e begati, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Vojvoda e zgjedhur

Në kalendarin folklorik bullgar Ungjillëzimi ka emrin Bllagovec dhe i kushtohet pranverës, me forcën e saj pastruese, ringjallëse dhe të pathyeshme për të triumfuar fillimin e ri. Të gjithë e dimë besimin se në këtë ditë qyqja lajmëron ardhjen e pranverës, se të gjithë duhet të jenë të ngopur dhe të kenë para në xhep, sepse rëndësi ka “si do të këndojë qyqja”.

Populli ynë besonte se në Bllagovec ariu zgjohet nga letargji dhe se gjarpërinjtë gjithashtu dalin nga  vrimat e tyre. Deri më sot, në disa fshatra (dhe ata po bëhen gjithnjë e më shumë) rikrijohet xhiroja rituale e shtëpive dhe e oborreve. Pjesëmarrësit janë kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët tundin sende metalike për të trembur zvarranikët dhe dëmtuesit dhe thërrasin: “Ikni gjarpërinj dhe hardhucë, për të ardhur Bllagovec!” Mbeturinat e mbledhura nga pastrimi pranveror është zakon të hidhen herët në mëngjes Ditën Bllagovec. Ndizet një zjarr, të cilin të gjithë kërcejnë, duke u përpjekur të tymosin mirë këmbët e zbathura - besohet se kjo mbron nga kafshimet e gjarpërinjve gjatë verës.

Në festë janë të përfshirë edhe gjuetarët e thesarit. Thuhet se në këtë ditë thesaret e varrosura lëshojnë një flakë blu. Kjo është arsyeja e shumë shakave me gjuetarët e thesarit.

Sërish në Bllagovec bletarët i lëshojnë bletët që mjalti të jetë i ëmbël. Dhe në tryezë duhet të ketë peshk, byrekë rituale dhe mjaltë.

Festojnë të gjithë që mbajnë emrat Bllaga, Bllago, Bllagovest, Blalgovesta, Bllagoj etj.

Gëzuar festën për të gjithë!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Momçillovci prezantoi kosin bullgar në Shangai

Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..

botuar më 25-10-06 7.50.PD

Momçillgradi magjeps banorët e Sofjes me shijen dhe folklorin e Rodopeve

Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..

botuar më 25-10-04 9.35.PD

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD