Mungesa e një politike adekuate për të mbështetur vreshtarinë detyroi përfaqësuesit e industrisë të protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë. Pas një sërë protestash rajonale dhe premtimeve të paplotësuara nga Ministria e Bujqësisë, Shoqata Kombëtare e Vreshtarëve Bullgarë doli në grevë duke kërkuar një angazhim të qartë nga shteti. Sipas kryetarit të shoqatës Petjo Boshnakov, Bullgaria është në bishtin e BE-së për subvencionimin e vreshtarisë me 13.50 euro për dynym në vit, ndërsa në vendet e tjera subvencionet arrijnë në 200-300 euro për dynym. Sipas tij, kultivuesit nuk mund të përballojnë presionin e rritjes së çmimeve dhe presin të marrin të paktën ndihmën e premtuar në kuadër të masës Covid. Nga ana tjetër, subvencioni minimal prej 30 për qind që u jepet është jashtëzakonisht i pamjaftueshëm për të mbuluar kostot e tyre.
Gjatë protestës, përfaqësues të sektorit u ftua në një takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë Stefan Burxhev, me të cilin diskutuan mënyrat e mundshme për të mbështetur industrinë në një kohë të shkurtër.
Të dy palët ranë dakord të shqyrtojnë mundësitë për mbështetje në kuadër të masës Covid. U diskutua edhe për subvencionet e mundshme që do të sigurohen me Planin Strategjik - 2023-2027.
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..