Nxënës nga i gjithë vendi mblodhën materiale higjienike, mjete mësimore, çanta shpine dhe ndihmë financiare në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre dhe atyre në nevojë në Ukrainë. Në Stara Zagora, 80 shkolla morën pjesë në fushatë, në Pazardzhik 77 shkolla, në qytetin e Sofjes - 72 dhe në Burgas - 70.
Në Stara Zagora, ku u grumbulluan më së shumti donacione, nxënësit përveç donacioneve individuale, mblodhën mjete edhe përmes pazareve bamirëse.
Ndihma e grumbulluar mblidhet sot dhe nesër në strukturat rajonale të Kryqit të Kuq Bullgar dhe më pas do të transportohet në Ukrainë.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..