Vatrat e kulturës, pjesëmarrës individualë dhe klube pensionistësh nga 62 vendbanime në Bullgari morën pjesë në konkursin online "Çorape shumëngjyrëshe", organizuar me rastin e 100 vjetorit nga themelimi i vatrës së kulturës “Kruger- Nikollov-1922” në fshatin Peshtera, rrethi i qytetit Pernik, në Bullgarinë Perëndimore. Ideja e organizatorëve qe, që të mund të prezantohen çorape autentike nga i gjithë vendi.
Nga e gjithë pasuria e elementeve të kostumit tradicional, çorapet janë zgjedhur jo rastësisht: Ato janë pjesa e larmishme nga veshja popullore dhe në çdo një çorape, si dhe në qëndismat bullgare, është koduar simbolika. Çfarë është karakteristike për çorapet nga krahinat e ndryshme folklorike të Bullgarisë?
“Nga koleksioni i pasur i fotografive, i cili më qe dërguar, vihet re se dominojnë motivet florale -kryesisht trëndafila dhe figura gjeometrike-tregon Stojan Stojanov, sekretar i vatrës së kulturës. Ka dhe shembuj të tjerë, të cilët më bënë përshtypje - çorape me rruaza, me motive të mëdha të ndërthurura me figura gjeometrike, me flutura të qëndisura, kafshë dhe bimë.”
Çorapet më të vjetra, të treguara në konkurs, janë nga fshati Alino - rrethi i Sofjes - më shumë se 120 vjet, ka të tjera të cilat janë në më shumë se 100 vjeç. Zbukurimet, motivet dhe ngjyrat bëjnë përshtypje me larminë e tyre. Kjo po kështu nuk është e rastit: pjesa më e madhe e fotografive të dërguara janë të çorapeve festive.
“Këto janë çorape, të cilat janë përdorur në kohë të dasmave dhe të tubimeve, Pikërisht prandaj dhe njerëzit i kanë ruajtur. Çorapja e përditshme e zakonshme më shpesh është e zezë tek gratë dhe e bardhë tek burrat e rinj - sqaron zoti Stojanov. Gjatë viteve modelet dhe figurat ruhen, por ndryshojnë ngjyrat. Përveç çorapeve prej leshi paraqiten dhe çorape prej materialeve të tjera, kurse ngjyrat, me të cilat është ngjyrosur leshi në të kaluarën, bëhen më të spikatura. Ndjenja për estetikë e detyron bullgaren me mjeshtëri të gërshetojë elementet e çorapeve me pjesët e tjera të veshjes tradicionale.
“Është dashur që të kenë diçka të përbashkët me veshjen, sepse harmonia është e rëndësishme. Nuk mund të vishet një veshje popullore në ngjyrën e kuqe dhe të vishet një çorape në ngjyrën e verdhë ose në ndonjë ngjyrë tjetër - thotë bashkëbiseduesi ynë. Ka pasur një sinkron midis ngjyrës së veshjes popullore dhe ngjyrës së çorapes, por kjo ka qenë shumë individuale për çdo një grua, e cila ka mbajtur kostumin”.
Stojan Stojanov shpreson që konkursi “Çorapet shumëngjyrëshe” të bëhet i përvitshëm, që të mund njerëzit të kërkojnë dhe të tregojnë shembuj të cilët bëjnë një përshtypje edhe më të madhe. Vet ai pronëson një koleksion të madh e të pasur prej çorapeve nga fshati i tij i lindjes. Çfarë informacioni është i koduar në to si një pjesë nga veshja tradicionale?
“Në fshatin Peshtera ka disa lloje çorapesh. Një palë janë peshqesh nga nëna për vajzën e saj, për kohën, kur ajo do të bëhet nuse, si një simbol i pjellorisë. Lloji tjetër janë “Sytë e vjehrrës”-me elemente të paraqitura prej luleve. Ato vjehrra ia jep nuses së saj gjatë kohës së dasmës. Të tretat janë çorapet lara-lara me ngjyrat e ylberit, kurse lloji i katërt janë kryesisht të kuqe, mbi të cilat janë qëndisur lule dhe kafshë. Në të është koduar spastrimi nga e keqja, që të mund ti mbajë gruaja me shëndet dhe fat”.
Këtu mund të shijoni pasurinë e papërsëritshme të çorapeve tradicionale bullgare:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: “Kruger-Nikollov-1922”
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..