Një stacion modern i monitorimit të ajrit është blerja më e fundit e Muzeut të njohur dhe të dashur të Humorit dhe Satirës në qytetin Gabrovo. Objekti tashmë është instaluar atje si pjesë e projektit “Know the Air” të Iniciativës Evropiane për Mjedis të Pastër. Ka dy arsye se pse Muzeu i Humorit dhe Satirës u zgjodh si një vend për monitorim - nga njëra anë ai është një destinacion i preferuar turistik i banorëve të Gabrovos dhe mysafirëve të qytetit, dhe nga ana tjetër – muzeu ndodhet pranë një prej kryqëzimeve më të ngarkuara.
Gabrovoja e ka statusin e qytetit të gjelbër sa i përket ajrit, por në dimër ka raste kur grimcat e imta të pluhurit tejkalojnë normat e lejuara për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse të ngurta për ngrohje nga familjet. Të dhënat nga stacioni i ri i monitorimit të ajrit mund të ndiqen në kohë reale në Portalin Mjedisor të Bashkisë së Gabrovës.
Përpiloi: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..