Në kohët e vorbullës së zhvillimeve, askush nuk e ka të drejtën të tërhiqet në një kullë prej qelqi dhe të shikojë nga lartësia e saj mashtruese se çfarë po ndodh me një shpirt të hequr. Debati nëse artistët dhe intelektualët duhet të qëndrojnë të mbyllur pas dyerve të laboratorëve të tyre krijues me një alibi se ata nuk e kuptojnë luftën - kur dilema e thjeshtë është nëse ju e mbështesni agresorin apo viktimën e tij nuk është një justifikim, por një frikë.
Gjatë kësaj jave grupet vokale “Bella Voce” dhe “Sllavjani”, kuarteti me tela “Filharmonika” dhe pianisti Svetlin Hristov shprehën simpati për vuajtjet e popullit ukrainas me atë që ata bëjnë më së miri – muzikën. “Në ndryshim nga pjesa më e madhe e koncerteve tona, “Muzika e Ukrainës” lindi si një iniciativë e muzikantëve - ata shfaqën dëshirë të bëjnë një koncert në përkrahje dhe kjo është një gjë shumë e fortë”, thotë dirigjenti i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov, i përcaktuar nga auditori i Radios Kombëtare Bullgare për një nga “Ambasadorët bullgar të kulturës 2021”.
Muzikanti beson se njerëzit e artit mbajnë ndjeshmërinë në vetvete, por dhe se duhet të mbeten gjakftohtë, sepse do të duhet të shërojnë plagë. Por, a mundet që zëri i tyre të ndalojë luftën?
Nëse njeriu krijues nuk e kundërshton fort luftën dhe fajtorin e kësaj lufte, nuk ka të drejtë të quhet njeri i artit, mendon shkrimtarja Zdravka Evtimova. Sipas saj çdo një duhet haptazi të deklarojë pozitën e vet kundra agresorit Putin dhe përkrahjen e vet për popullin e përvuajtur të Ukrainës.
“Në krijimet e artit, lufta është trajtuar në imazhin e saj vërtet çnjerëzor, të shëmtuar, të neveritshëm dhe të pështirë-vazhdon Zdravka Evtimova. Tomas Man ka një mendim të shkëlqyer - se lufta është rrugëdalja e vetme e frikacakëve nga problemet e paqes. Vdekja e viktimave do t'i flasë gjithmonë gjakut tonë, zemrave tona dhe le të dëshmojmë se jemi mjaft të mëdhenj për paqen. Pse ndodh kështu, që kur vdesin dëshmitarët e fundit të luftës së mëparshme, shpërthen një e re pavarësisht monumenteve memorialë? Dhe çfarë do që të na tregojë kjo - se njerëzimi është më i dobët se lufta?”
Në vend që të mbetet e mbingarkuar nga pesha e pyetjeve ekzistenciale, piktorja Valentina Popova përpiqet të frymëzojë guxim përmes pikturave të saj me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.Krijimet e saj në këtë moment ndriçojnë në hyrjen përpara Studios numër Një të Radios Kombëtare Bullgare, kurse fondet nga pikturat e blera do të dhurohen për nevojat e refugjatëve ukrainas, të cilët Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar i strehojnë në shtëpinë e tyre të përbashkët të pushimit në Kiten.
“Mbase ky është njëfarë reagimi mbrojtës psikologjik që të mund t’i japë forcë dhe vetes sime dhe njerëzve rreth meje - thotë piktorja. Kur një tjetër tragjedi gjigante godet gjithë botën - kur një vend vuan, kur njerëzit vuajnë, në fakt ne të gjithë vuajmë.Në këtë moment e mira mobilizohet dhe njerëzit shumë shpejt organizohen të ndihmojnë në çdo lloje mënyre. Kjo është kredo ime - secili prej nesh të ndihmojë qoftë edhe një person, qoftë të bëjë edhe një hap të vogël drejt së mirës - kjo tashmë është diçka.”
Përpiloi: Diana Cankova /janë përdorur intervista të Nina Canevës dhe Asja Çanevës, BNR-Hristo Botev/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Assia Chaneva
Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..
Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
Kur vizitoi Ballçikun në vitin 1921, Mbretëresha rumune Maria u mahnit nga bukuria e zonës dhe shpejt vendosi të kthehej dhe të qëndronte. Në vitin 1924,..