Buxheti do të mbijetojë nëse reduktohen të ardhurat nga ulja e akcizës për karburantet, siç propozoi Bullgaria në nivel evropian. Po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për gazin natyror, por nuk do të negociohet me Rusinë dhe Gazprom pasi pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Këtë e deklaroi për Bloomberg TV Bulgaria Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov.
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis “Gazprom Export” dhe mënyrës së qeverisjes së Rusisë, e cila është një mur i madh në negociata. Nëse lufta vazhdon, është normale që të mos ketë mundësi për negociata për gazin rus, sepse në afat të mesëm nuk mund të mbështetet tek ky furnizues, përveç kësaj dhe çmimet janë shumë të larta, komentoi Ministri.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në..