Sofja prapë është organizatore e festivalit për sporte ekstreme dhe filma, turizëm, ekologji dhe aktivitete në natyrë “Ditë të sfidave”. Pas një pauze dyvjeçare, për shkak të pandemisë Covid, programi zyrtar i edicionit të 16-të fillon më 29 dhe do të zgjatë deri më 31 mars, me një lokacion të ri – kinemanë “Ljumier”, tha për Radio Bullgarinë organizatori kryesor Ljubomir Popjordanov, Kryetar i Asociacionit “Male dhe njerëz”. Ai shpjegon, se: “Ky nuk është thjesht një festival, ky është një takim i një komuniteti njerëzish që udhëtojnë ndryshe nëpër jetë në kërkim të adrenalinës dhe horizonteve të tjera”.
Një ngjarje paraprake është Konferenca me temë: “Malet: bukuri dhe sfida” më 28 mars me organizator Instituti Francez në Bullgari. Në të do të marrin pjesë hulumtues francezë dhe bullgarë, alpinistë dhe skiatorë, Ministri i Ambientit dhe i Ujerave Borisllav Sandov dhe Ambasadorja e Francës në Bullgari Florans Robin. Fokusi i programit është prezantimi i hulumtimeve më të fundit mbi gjendjen e Alpeve dhe të Shtatë Liqeneve të Rilës.
Për herë të parë në historinë e festivalit ka programe të ditës dhe të mbrëmjes, aktivitetet e të cilave fillojnë më 29 mars. Programi i mbrëmjes përmban tituj premierë për Bullgarinë, takime me mysafirët zyrtarë të veprimtarisë.
“Në edicionin e sivjetshëm të festivalit dëshiroj të veçoj vizitën e një legjende franceze Antoan ljo Menestrell (Antoine Le Menestrel), i cili më 30 mars do të prezantojë shfaqjen e “koreografisë vertikale” “I dashuri” (LÁmant) në të gjallë mbi fasadat e disa prej godinave ikonike në Sheshin “Sllavejkov”. Po atë mbrëmje do të prezantojë filmin “Ngjitja e lirë” (L'ESCALADE LIBEREE).
Filmi gjurmon ndryshimin në zhvillimin e tij si person dhe artist, kthimin e ngjitjes nga një sport individual i jashtëzakonshëm në një art për një grup njerëzish që krijojnë shfaqje në mbarë botën” – tregon Ljubomir Popjordanov.
Producenti francezo-amerikan i filmave Ljuk Hardi (Luc Hardy) do të prezantojë një tregim dokumentar për anijen “Endurance”, që u mbyt në vitin 1915 nën akullin e Antarktidës, e cila u gjet pothuajse e paprekur vetëm pak ditë më parë.
Dhe Stefan dhe Maksim Ivanovi do t‘u tregojnë të pranishmëve për aventurën e tyre të kalojnë Oqeanin Atlantik me varkë.
“Të gjitha aventurat për të cilat do të flasim formojnë liderë, ndërsa ne në Bullgari kemi nevojë për të tillë”, është i bindur Ljubomir Popjordanov.Natyra dhe turizmi janë baza mbi të cilën mbin kjo dëshirë për të ikur nga përditshmëria, për të zbuluar kufijtë e mundësive të veta. Pandemia Covid shfletoi faqen e turizmit dhe ai kurrë më nuk do të jetë i njëjtë, mendon Popjordanov, i cili që nga fundi i vitit të kaluar është këshilltar i Ministrit të Turizmit Hristo Prodanov. Sipas tij edhe lufta në Ukrainë gjithashtu ndryshon në mënyrë të pakthyeshme situatën për turizmin e brendshëm.
“Gjithnjë e më pak njerëz do të duan të udhëtojnë në grupe të mëdha. Gjithnjë e më shumë do të kërkohen dhe do të vlerësohen përjetimet personale dhe reale, cilësia dhe qetësia. Në kohën e pandemisë ishim të izoluar, të privuar nga kontakte sociale dhe tani do të jemi shumë më të kujdesshëm me kë komunikojmë, sepse mësuam të vlerësojmë kohën tonë. Dhe turizmi bullgar duhet të ndryshojë në këtë drejtim – cilësi, më shumë vëmendje ndaj individit dhe më në veçanti të orientohet te tregu turistik bullgar. Ky është tregu kryesor në të cilin mund të kemi sukses. Udhëtimet tri-katër ditore brenda vendit do të jenë diçka që do ta shohim gjithnjë e më shpesh. Prandaj, ne duhet të krijojmë mundësitë, produktet e nevojshme dhe të ngopim mjedisin e informacionit për to.
“Ne duhet të mësojmë të tregojmë për Bullgarinë, sepse mendoj se nuk kemi aq problem me produktin se sa me reklamimin e tij” – është kategorik Ljubomir Popjordanov për të cilin ditët e sfidave pa dyshim do të vazhdojnë edhe pas fundit të marsit. Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: predizvikatelstva.com, Facebook /@dninapredizvikatelstvata, institutfrancais.bg, BGNES
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..