Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në vendin tonë hyrën 125 500 shtetas ukrainas. Prej tyre 58 000 ukrainas mbeten në territorin tonë. Kjo është me 2500 refugjatë më shumë se sa një ditë më parë. 16 220 persona morën mbrojtje të përkohshme, dhe pothuajse 40 000 janë të akomoduar në hotele dhe baza hoteliere, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën”.
Një raund i ri bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës do të zhvillohet në Stamboll midis 28 dhe 30 marsit. Kievi është i gatshëm të negociojë neutralitetin me Rusinë, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për mediat opozitare ruse. Zelenski tha se me luftën Rusia ka asgjësuar qytetet rusishtfolëse në Ukrainë.
"Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi pa armë bërthamore - ne jemi të gatshëm të flasim për këtë," tha Zelenski për qëndrimin e Ukrainës, duke shtuar se ata janë të gatshëm të njohin rusishten si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Zjarre të reja kanë shpërthyer pranë termocentralit bërthamor të okupuar Çernobil, thanë autoritetet ukrainase. Ata bënë thirrje për "çmilitarizimin" e sektorit nën kujdesin e OKB-së për të kontrolluar zjarrin.
Ushtria ukrainase ka zmbrapsur 5 sulme në rajonet Doneck dhe Lugansk. Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia ka tërhequr dy grupe taktike batalionesh nga rajoni i Kievit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në qendër të Sofjes u mbajt një maratonë rock 4-orëshe "Ne jemi me ju" në mbështetje të Ukrainës. Mijëra bullgarë me flamuj ukrainas marshuan në Sheshin e Pavarësisë dhe në zonën përreth.
Manifestimet e solidaritetit për Ukrainën po vazhdojnë në Sofje. Më 28 mars është organizuar një koncert bamirës "Së bashku për Ukrainën" nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..