Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministrat ballkanikë nga NATO-ja folën për koordinimin në kohë krize

Foto: BGNES

Rajoni varet nga energjia ruse, diskutuam se si funksionojnë disa prej tubacioneve në drejtime të tjera, kështu qe të mund të marrim gaz të lëngshëm nga Turqia dhe Greqia, folëm për korridorin 8, koordinimin për migrantët, strategjitë e mbrojtjes dhe sigurinë e ushqimit, tha Kryeministri Kirill Petkov pas takimit në Sofje të kryeministrave të Rumanisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Korrupsioni lokal është instrumenti i ndikimit të Rusisë në rajon. Personat që janë të korruptuar në nivel lokal shpeshherë janë agjentë të interesit të huaj dhe ne duhet të luftojmë kundër tyre, tha Kryeministri bullgar.

Petkov njoftoi se më 28 mars me një fluturim humanitar do të evakuohen bullgarë nga Rusia dhe me ta do të kthehet edhe Ambasadori bullgar në Moskë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 prillin 2025

Gjatë natës, retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen, dhe moti do të kthjellohet në shumë zona. Të dielën në mëngjes , do të ketë dukshmëri të reduktuar në disa ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, për Sofjen..

botuar më 25-04-19 7.15.MD

Vetëm në prill, gati 2,400 shoferë u detyruan të paguanin gjobat e tyre të papaguara përpara se të kalonin kufirin

Gjatë zbatimit të kontrollit kufitar dhe masave kompensuese, oficerët e Policisë Kufitare kryejnë gjithashtu kontrolle në sistemin e automatizuar të informacionit të Ministrisë së Brendshme për fletëpagesa elektronike të padorëzuara dhe për gjobat e..

botuar më 25-04-19 5.57.MD
Kështjella Carevec

Në Veliko Tërnovo, mirëpresin Ngjalljen e Krishtit në kështjellën Carevec

Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30 të Shtunën e Madhe, dhe një orë më vonë, fillon një shërbesë e Pashkëve përpara Kishës Patriarkale..

botuar më 25-04-19 3.27.MD