“Ne kemi nevojë për një ushtri të gatshme luftarake që mund të na mbrojë, një ushtri që është një burim krenarie për shoqërinë dhe ushtrarakët”, tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Në prezantimin e ekipit të tij dhe prioriteteve në punën e tij, ai vuri në dukje se ka nevojë për “aftësi të reja ushtarake”, që do të thotë kosto serioze që duhet të paguajnë qytetarët. Ai shtoi se do të përdoren mundësitë dhe bashkëpunimi me NATO-në dhe Bashkimin Evropian – “opsioni i vetëm që ushtria jonë të jetë e gatshme për luftim në afat të shkurtër dhe afatgjatë”. Një nga prioritetet e ministrit të mbrojtjes do të jetë blerja e pajisjeve ushtarake për krijimin e një grupi luftarak batalioni me funksione mbrojtëse. Elementi kryesor në të do të jetë ndoshta kontingjenti italian, por do të ketë edhe ushtarë bullgarë dhe më pas do të evoluojë në një shumëkombësh, shpjegoi Dragomir Zakov.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..