Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria u nda me një nga regjisorët e saj më të mirë të zërit

Ivan Nikollov
Foto: BNR

Më 28 mars, në moshën 62 vjeç, papritmas u largua nga jeta kolegu ynë i dashur Ivan Nikollov – një nga regjisorët më të mirë të zërit, i cili i kushtoi mbi 30 vjet prej jetës së tij Radios Kombëtare Bullgare. Ivan ishte një erudit i madh dhe kishte njohuri të thella në fushën e letërsisë dhe artit. Shumë regjisorë zëri dhe operatorë në Radion Kombëtare Bullgare janë mësuar nga profesionalizmi i tij i madh.

Në zemrat e ekipit të Radio Bullgarisë, ai do të mbetet përgjithmonë si një nga regjisorët më të dashur, i cili punonte me pasion të madh dhe e donte shumë profesionin e vet.

U prehtë në paqe!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni..

botuar më 25-08-14 6.48.MD

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD

"Postat Bullgare" paralajmërojnë për rrezik nga më shumë leva false deri në fund të vitit

"Postat Bullgare" filluan trajnimin e gjithsej 3000 punonjësve të saj në 2230 pika postare në lidhje me pranimin e euros në Bullgari dhe këmbimin e levave në euro në vend. Këtë e bëri të ditur Stanimir Belinov, zëvendësdrejtor i shoqatës. Punonjësit do..

botuar më 25-08-14 4.32.MD