Qeveria zgjati deri më 15 prill të drejtën e shtetasve të huaj ose të personave pa shtetësi që u larguan nga Ukraina dhe hynë në Bullgari për të marrë mbrojtje të përkohshme pa vullnetin e tyre të qartë dhe regjistrimin për marrjen e mbrojtjes së përkohshme. Kështu personat që nuk kanë marrë ende statusin dhe hotelierët që i kanë akomoduar do të jenë të qetë se do të marrin mbështetje nga shteti, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Më shumë se 3.9 milionë ukrainas kanë ikur nga lufta. Gati 39 000 veta janë larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatët. Kjo është një valë e paprecedentë refugjatësh në Evropë që nga viti 1945. Gati 200 000 shtetas të huaj që kanë jetuar në Ukrainë janë gjithashtu në mesin e refugjatëve. Numri më i madh i ukrainasve janë zhvendosur në Poloni - mbi 2.3 milionë.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..