Në Bullgari shumë kisha u kthyen në xhami në kohën e Pushtetit Osman. Në fshatin Uzunxhovo në rajonin e qytetit Haskovo të Bullgarisë Jugore, po dëshmojmë të kundërtën – një xhami u kthye në kishë. Sot Kisha “Fjetja e Hyjlindëses” është kisha më e madhe fshatare në Bullgari. Dikur në oborrin e saj organizohej panairi legjendar në Uzunxhovo, fama e të cilit arrinte deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
Në vazhdim të më shumë se dy shekujve çdo vjeshtë fshati Uzunxhovo kthehej në një qendër marramendëse, laramane dhe të zhurmshme të kulturave të afërta dhe të largëta. Tregtarë e të gjitha racave lavdëroheshin me zë të lartë mallrat e tyre, të cilat i silleshin për mijëra milje ndërsa blerësit bënin pazare ashpër për çmimin më të mirë. Këtu lidheshin kontrata serioze midis korporatave dhe bujqve të mëdhenj nga mbarë Evropa. Por njerëzit vinin këtu edhe për t’u argëtuar. Akrobatë, zhonglerë, artisë, kafshë ekzotike tërhiqnin spektatorë të emocionuar nga e gjithë Perandoria. Pazari organizohej pranë kishës së sotme “Fjetja e Hyjlindëses”, e cila në të kaluarën ishte xhami.Supozohet se panairi u krijua në vitin 1593 nga veziri i madh Sinan Pasha.
Një herë duke kaluar nëpër fshat ai shikoi një livadh të sheshtë pranë rrënojave të një kishe të lashtë të krishterë. Vendosi se ky është vendi ideal për ndërtimin e një hani të madh, ku tregtarët dhe udhëtarët, që lëvizeshin përgjatë të ashtuquajturës Rrugë të Kostandinopojës, të kalonin natën, mësojmë nga Mitra Todorova, krye eksperte në Qendrën e Informacionit Turistik – Haskovo.
“Atëherë ai urdhëroi të ndërtohej një karvan saraj i madh në këtë vend, si një shtëpi pritjeje me më shumë se 2000 shtretër për fjetje, 80 oxhaqe, një stallë për më shumë se 1000 kuaj dhe një kullë sahati. Mbi rrënojat e kishës së moçme, Sinan Pasha ndërtoi një xhami të madhe dhe vendosi se ky është një vend shumë i përshtatshëm për një treg, në të cilin të ofroheshin mallra nga e gjithë Evropa dhe nga Lindja. Panairi në Uzunxhovo po zmadhohej dhe gjatë viteve më të mira të zhvillimit të tij, në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, çdo vjeshtë priste nga 150 mijë veta nga e gjithë bota” – tregon Mitra Todorova.
Në panair mund të zbuloheshin çfarëdo lloje mallrash. Këtu kultivuesit bullgarë të trëndafilit shiteshin prodhimin e tyre të vajit të trëndafiltë. Prodhuesit e gajtanëve, lëkurëve, thikave, shajakut etj., ofronin produktet e tyre me shumicë për klientët nga vendet e largëta. Persianët shiteshin shalle laramane dhe qilima të bukura, anglezët – erëza dhe bojëra, italianët – qelqurina dhe stofra prej mëndafshi, rusët – lëkura të shtrenjta dhe libra e kështu me radhë. Përveç kësaj çdo qytet ose krahinë kishte një çarshi të vet në panair, ku bashkë me bagëtitë shiteshin edhe ... skllevër. Dhe më shumë:
“Aty arriheshin kontratat më të mëdha midis shteteve të veçanta për eksportin e drithërave, lëkurëve etj., pra gjithçka që kërkohej dhe që shtetet mund të shkëmbenin me njëri tjetrin – tregon Mitra Todorova. – Ky ishte edhe një lloj bursë pune, sepse për shembull aty shkollat gjenin mësuesit për vitin shkollor. Gjithçka shitej në Panairin në Uzunxhovo, duke përfshirë edhe armë. Në vitin 1871 dhe pas kësaj edhe në vitin 1872 vet Vasill Levski shkoi atje fshehurazi për të blerë armë për kryengritjen e ardhshme.”
Çfarë ka mbetur nga çudia e dikurshme tregtare në këtë pjesë të Evropës? Pothuajse asgjë tjetër, veç xhamisë së dikurshme e cila më vonë u kthye në kishë. Mirëpo, që kur u ndërtua në të urikrijuansimbole të feve të ndryshme. “Ndoshta me qellim që vizituesit të hyjnë për t’iu lutur Zotit të tyre” – tregon Mitra Todorova.
Në vitet 70-të të shekulli XIX në Perandorinë Osmane ndërtoheshin në mënyrë aktive hekurudha, rritej edhe roli i porteve detare dhe i anijeve tregtare. Dalëngadalë Panairi në Uzunxhovo filloi të humbë rolin e tij. Në vitin 1876 ai u zhvillua për herë të fundit.
Në oborrin e kishës Bashkia e qytetit Haskovo rregulloi një ekspozitë informative, kushtuar tregut unik me idenë të ringjallë kujtimin për kohën, kur Uzunxhovo ishte një qendër kryesore tregtare në Ballkan.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, Qendra e Informacionit Turistik – Haskovo
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..