Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është..