Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Bajkov e zhyt publikun në një aventurë të re kinematografike

Petër Bajkov
Foto: arkiv personal

Ylli i ri i dublimit në vendin tonë, aktori Petër Bajkov, sfidoi veten duke u futur në një adaptim filmik të romanit të shkrimtarit anglez John Bunyan "Përparimi i pelegrinit". Një nga historitë më të njohura të të gjitha kohërave, e cila sot është jashtëzakonisht aktuale, vjen në jetë në një mënyrë unike përmes animacionit dhe mishërimeve të shumta të zërit të Petër Bajkovit.

Në filmin e vizatuar amerikano-bullgar Petër Bajkov është jo vetëm aktor i cili mishërohet në të gjitha rolet me zëra të ndryshëm, por është gjithashtu regjisor dhe producent. Filmi është me titull “Aventurieri: me zërin e Petër Bajkovit” dhe do të ketë premierë në kinema më 8 prill.

“Kur producentët amerikanë më kërkuan për dublimin e filmit, e ndjeva këtë si një mision, sepse mesazhi i filmit shumë i fortë – të zhvillohemi shpirtërisht dhe të frymëzohemi nga jeta. Për mua, filmi është një rrugë drejt së mirës "- tha Petër Bajkov në një intervistë për BNR "Hristo Botev".

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD