Bullgaria jo një herë ka deklaruar se është me një rëndësi të madhe krijimi i kushteve për vetëidentifikim të lirë të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe garantimi i të drejtave të tyre. Kjo theksohet në një pozitë të Ministrisë së Jashtme bullgare.
Jemi shumë të befasuar nga të dhënat e publikuara për numrin e bullgarëve të vetëidentifikuar në regjistrim. Vërejmë mospërputhjen drastike mes këtyre të dhënave dhe mbi 100 000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë dorëzuar personalisht dokumente që vërtetojnë origjinën dhe vetëdijen bullgare për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Objekt i një analize serioze është se 7.2 për qind e qytetarëve nuk u numëruan në mënyrë aktive. Nuk ka të dhëna për numrin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar që u regjistruan jashtë vendit.
Marrim parasysh dyshimet e shprehura nga organizatat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut për të dhënat e regjistrimit. Presim që zëri i tyre të dëgjohet nga autoritetet në Shkup, thuhet në deklaratë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...