Nga sot, 1 prill, çmimi i gazit natyror shënon një rekord të ri. Vendimi i rregullatorit të energjisë parashikon që nga prilli karburanti blu të kushtojë pak më shumë se 71 euro për një megavat orë, pa çmime për akses, transmetim, akcizë dhe TVSH. Rritja e çmimit sot, krahasuar me një muaj më parë, është 25.3%, por është dukshëm më e ulët se çmimi prej afro 90 euro për një megavat orë, i propozuar në ofertën fillestare të Bulgargaz. Në arsyet e rritjes, rregullatori i energjisë shënon se ka bërë të gjitha përpjekjet për uljen e çmimit për muajin prill, duke shfrytëzuar të gjitha sasitë e mundshme nga depot e gazit në Çiren. Rritja e çmimit për shkak të përfundimit të sezonit të ngrohjes do të ketë ndikim minimal në faturat e konsumatorëve familjarë.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..