Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas diskutimeve të gjata, koalicioni qeverisës nuk doli me një vendim për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Bisedimet mes përfaqësuesve të katër partive në koalicionin qeverisës, të cilat zgjatën gati tri orë, nuk u bënë publike. Ende nuk ka një vendim zyrtar për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Më herët, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” tha para BNR-së se vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës do të mblidhte shumicën e nevojshme parlamentare.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e pamjeve të tmerrshme të civilëve të ekzekutuar në qytetin Buça, rajoni i Kievit, për të cilat pala ukrainase fajësoi Rusinë. Me këtë rast, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ftoi ish-Kancelaren gjermane Angella Merkell dhe ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy të vijnë në Buça dhe të shohin vetë pretendimet e Kievit se viktimat civile janë rezultat i pushtimit rus. Autoritetet ukrainase lejuan ekipet e një sërë mediash të huaja të vizitojnë qytetin. Gazetarët raportuan 20 trupa në një rrugë në qytetin e shkatërruar dhe autoritetet ukrainase thonë se gjetën më shumë se 300 njerëz në një varr masiv pranë një kishe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të shqyrtojë atë që ndodhi në Buça në një takim të martën.

Në të njëjtën kohë, Moska i përshkroi pamjet si një provokim dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë rast. Dmitrij Poljanski, zëvendës-përfaqësuesi i parë i misionit rus pranë OKB-së, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të shohë të gjithë të vërtetën për “këtë provokim ukrainas, të organizuar posaçërisht para mediave perëndimore”.

Mëngjesin e sotëm, mediat ukrainase raportuan për një sulm me raketa ruse në Odesa ndaj një rafinerie jofunksionale të naftës. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk u lëndua nga raketa, një pjesë e së cilës u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sipas administratës rajonale, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni Sumks në Ukrainën lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake prezanton ekspozitën "Uria 2.0"

Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike, uria për vetëmbrojtje, uria për siguri, uria për të vërtetën dhe uria për të ardhmen. Vizitorët do..

botuar më 25-07-04 6.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2025

Të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 33° deri në 38°, në Sofje – rreth 33°. Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në orët e pasdites deri mesatare, nga..

botuar më 25-07-03 7.35.MD
Daniell Mitov

Më shumë shtetas marokenë po orvaten të kalojnë ilegalisht vendin tonë

Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që..

botuar më 25-07-03 6.07.MD