Çdo vit në fillim të muajit prill pylltarët shënojnë festën e tyre profesionale me shumë veprimtari kushtuar mbrojtjes së pyjeve në Bullgari. Të gjitha aktivitetet realizohen gjatë Javës së Pyllit, e cila sivjet mbahet nga 4 deri më 10 prill nën moton “Unë e dua pyllin”. Programi parashikon fushata në shkallë të gjëra të pyllëzimit dhe të pastrimit të territoreve pyjore në të gjithë vendin me mbështetjen e qytetarëve dhe organizatave të vullnetarëve. Qëllimi është përfshirja e qytetarëve dhe mbarë shoqërisë në punën e pylltarëve dhe punëtorëve të pyjeve. Sipas pylltarëve rritja e një pylli është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar dhe kërkon veprime profesionale. Prandaj gjatë Javës së Pyllit vullnetarët kanë mundësi që përveç të pyllëzojnë të mësojnë edhe cilat janë kujdeset kryesore për pasuritë pyjore. Punës së pylltarëve i kushtohet kuizi për fëmijët: “Mësojmë dhe dimë për pyllin bullgar”.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...