Periudha e viteve 2021-2022 është e rëndësishme për Bullgarinë dhe Argjentinën, sepse shënon 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve, vuri në dukje Ambasadori i Argjentinës tek ne Shkëlqesia e Tij Allfredo Atanasov. Përpara ditëve të numëruara ai organizoi takim me miq të të dyja shteteve, në të cilin rikujtoi lidhjet tradicionalisht të mira, por u shënuan dhe drejtimet e reja në zhvillimin e tyre.
Bullgaria dhe Argjentina kanë firmosur 15 marrëveshje për bashkëpunim në sfera të ndryshme - midis dhomave tregtare të të dyja vendeve, në fushat e mbrojtjes, turizmit dhe sportit, për një inkurajim të përbashkët të investimeve në fushën e kulturës, arsimit dhe teknologjive, marrëveshje për një përdorim paqësor të energjisë bërthamore e të tjera. Një rol të rëndësishëm luajnë marrëveshjet vepruese në Bullgari ndërmjet Tregut të Përbashkët të Amerikës së Jugut MERCOSUR, në të cilin anëtarësojnë Argjentina dhe Bashkimi Evropian. Në sfondin e luftës në Ukrainë dhe mungesa e pritur e ushqimeve, Argjentina mund të rrisë eksportet e ushqimeve për në BE, tha ambasadori Atanasov.
Ai vuri në dukje se po përgatisin marrëveshje të reja për bashkëpunim në bujqësi, për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm, për një sigurim social, për njohjen e gradave shkencore. Më 7 shkurt sivjet në Sofje u rinovua gjithashtu dhe marrëveshja mbi bashkëpunimin dhe punën e përbashkët midis ekspeditave në Antarktidë të të dy vendeve.
Dy qytete bullgare dhe dy qytete argjentinase po vëllazërohen
“Më 5 prill u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit mes qytetit Rakovski dhe qytetit të Luhanit në Argjentinë - tha ambasadori Atanasov.Të dy qytetet binjakëzohen sepse ka shumë tema që i bashkojnë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, por edhe fesë. Në qytetin Rakovski gjendet bashkësia më e shumtë në numër katolike në Bullgari. Shumë shpejt do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje tjetër për binjakëzim midis qytetit bullgar Ruse dhe Beriso në Argjentinë. Këto janë dy qytete, të vendosura në brigje të lumenjve dhe ka shumë çështje, mbi të cilat të këmbejnë përvojë. Në Beriso ka një bashkësi të madhe bullgare. Gjyshi im, për shembull ka jetuar në Beriso pasi ka emigruar nga Bullgaria. Bullgarët aty me të vërtetë janë shumë të denjë.”
Kontributi i diasporës së madhe bullgare në Argjentinë në marrëdhëniet mes dy vendeve
“Ekzistenca e një numri kaq të madh marrëveshjesh mes Argjentinës dhe Bullgarisë tregon nivelin e lidhjes mes dy vendeve. Duhet të pyesim veten pse Argjentina ishte ndër vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Bullgarinë 90 vjet më parë. Mendoj se, një rol të madh në përparimin në këtë drejtim kanë bullgarët e emigruar në Argjentinë, të cilët kanë krijuar grupe, bashkësi dhe shoqata që vazhdojnë të jenë shumë aktive edhe sot. Shumë nga këta bullgarë janë nga brezi i tretë ose i katërt, por i mirëmbajnë lidhjet dhe kujtimet e lidhura me Bullgarinë”- vuri në dukje ambasadori Allfredo Atanasov përpara Radio Bullgarisë.
Ai përmendi konkursin Mbretëresha e Emigrantëve, organizuar në Argjentinë, e cila këtë vit u fitua nga një bullgare - Florencia Lopez Albaran Koçef. Kjo mbretëreshë bukurie do të ketë për detyrë të udhëtojë nëpër Argjentinë dhe të tregojë për kulturën, historinë dhe traditat e atdheut të saj, Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Mari Kanalian, berisso.gob.ar
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..