Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrolli i çmimeve të energjisë nuk mjafton për të qetësuar inflacionin

Foto: arkiv
Prej më shumë se një muaji jetojmë në një realitet të ri, të diktuar nga lufta në Ukrainë. Shkalla e ndryshimeve është ende e paqartë, por shoqëria do të duhet të përshtatet me to sa më shpejt të jetë e mundur. Është e padiskutueshme që çdo transformim i tillë kërkon kohë, veçanërisht nëse deri vonë, na ishte dashur të përballojmë një armik tjetër të padukshëm - virusi, i cili shkaktoi pandeminë botërore.

“Ne mezi dolëm nga pandemia, kurse tani jemi të drejtuar përpara krizës më komplekse gjeopolitike, ekonomike dhe financiare, të cilën e njeh bota pas Luftës së Dytë Botërore”- vuri në dukje makro ekonomisti – Profesor Dimitër Ivanov në një intervistë për BTv.

Dimitër Ivanov

Sipas tij, inflacioni është gjë krejtësisht e natyrshme në kohëra të ngjashme, por ai nuk është tërësisht për shkak të luftës

“Inflacioni tek ne filloi të rritet akoma përpara saj, gjatë viteve 2020-21, kurse furnizimet e bllokuara, vonimi i materialeve dhe probleme me mangësinë e lëndëve, kishte akoma atëherë”- tha Ivanov. 

Megjithatë, deri kur do të vazhdojë rritja dhe a janë reale pritjet për normalizimin e çmimeve në tregun e mallrave dhe të shërbimeve në Bullgari?

Në një intervistë për BNR-Plovdiv ekonomisti Krasen Stançev ishte kategorik se do të jetë e vështirë të kontrollohen proceset e inflacionit brenda vitit aktual:

Krasen Stançev

“Është shumë e mundur që deri në fund të vitit inflacioni të bëhet dyshifror, gjë e cila mbase do të dyfishojë çmimet e disa mallrave. Mot mbase gjërat do të qetësohen  dhe nuk do të ketë një inflacion të ngjashëm, nëse nuk ndikojnë faktorë të tjerë  si vazhdim i luftës, kalimi e saj në një luftë partizane ose diçka tjetër.”

Gjatë disa vjetëve të tjera të ardhshme do të duhet të mësohemi dhe të fillojmë të jetojmë me çmimet më të larta, meqenëse ato janë të kushtëzuara prej një sërë faktorëve në ekonominë botërore, pohon financieri Docent Viktor Jocov në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.

Viktor Jocov

“Energjia është një faktor shumë serioz në tensionet e inflacionit, por ai nuk vjen vetëm nga kjo. Tanimë më shumë se 10 vjet ne gjendemi në kushtet  e normave të interesit afër zeros, të një rritjeje të madhe të ofertës monetare dhe të rezervave monetare në banka dhe të një rritje të madhe të borxhit publik. Që të gjithë këta faktorë çojnë deri në këtë inflacion, i cili deri në një farë mënyre është i vonuar, sepse frika se  likuiditeti i akumuluar dhe këto borxhe të mëdha që u pranuan - në fund të fundit tani vijnë në formën e inflacionit. Pikërisht prandaj unë mendoj se, kontrolli i çmimeve të energjisë nuk do të mjaftojë për të ndaluar inflacionin”.

Një bindje se, rritja e çmimeve do të vazhdojë, shpreh dhe politologu Aleksandër Dimitrov.

Aleksandër Dimitrov

“Ne nuk jemi një eksportues neto i burimeve të energjisë, kështu që sipas meje do të vazhdojë të rritet vlera e tyre. Dhe me vazhdimin e situatës ndërkombëtare  të tillë siç është, duke pasur parasysh sasinë shteruese të karburanteve, që është në Bullgari, gjatë periudhës së verës mund të kemi çmime krejtësisht të tjera, nëse tendencat vazhdojnë.”

Stojan Pançev

Një efekt i mundshëm mbi inflacionin, mund të jetë këmbimi në politikën e bankave qendrore - mendon ekonomisti Stojan Pançev. Por, sa i dobishëm do të jetë një veprim i tillë? “Paratë e reja të krijuara  derdhen në ekonomi përmes programeve të ndryshme fiskale dhe tashmë brenda në sistem shkaktojnë kërcim të menjëhershëm në kërkim - ve në dukje ai në një koment përpara economic.bg. Ndërprerja e programeve për blerjen e aktiveve dhe rritja e normës së interesit mund të çojë në probleme me mospagimin e kredive, falimentimin, papunësinë ose recesionin”- paralajmëron ekonomisti.

Pançev drejtoi këshillë ndaj qeverisë bullgare të shtyjë hyrjen e vendit në eurozonë për periudhën pas viteve të krizës, në të cilat jetojmë tani.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD