Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra “Amalipe”: Gati 200 shkolla mund të përkufizohen si të segreguara

Foto: BGNES

Në Bullgari janë 198 shkolla që mund t’i përkufizojmë si të segreguara, pasi ato frekuentohen kryesisht nga fëmijë të pakicave, tha Dejan Kolev, Kryetar i Bordit të Qendrës për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.

Në Ditën e sotme Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti Rumen Radev u ndau diplomat fituesve të Konkursit Kombëtar të Nxënësve “Unë kam një ëndërr – të mësojmë dhe të jetojmë së bashku”. “Strategjia e zhvillimit të shoqërisë si një përpjekje afatgjatë nuk mund të zbatohet nëse nuk e bëjmë të nevojshme që komuniteti rom të ketë mundësitë dhe aksesin e tij në arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor, pjesëmarrje të plotë në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të shoqërisë sonë”, tha presidenti.

Dejan Kolev theksoi se detyra e institucioneve, sektorit civil dhe komuniteteve lokale është që të ndihmojnë shkollat ​​të përzihen etnikisht dhe fëmijët të jenë bashkë nga klasa.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stojan Mavrodiev

Gjykata e Apelit konfirmoi urdhrin evropian për arrestin e një ish-drejtori të BBR

Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..

botuar më 24-12-03 2.01.MD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD