Për vit të tretë të radhës 8 vullnetarë nga Bullgaria dhe Turqia në vazhdim të gjashtë muajve do t’u ndihmojnë njerëzve të moshuar dhe të vetmuar në bashkinë rodopëse Madan. Projekti “ Nipër me qira” realizohet nga Shoqata “Fëmijë me Nevoja të Posaçme” me mbështetjen financiare të Korpusit Evropian të Solidaritetit, tha për Radion Kombëtare Bullgare drejtuesja e projektit Emilija Georgjieva.
Me “Nipër me qira” qëllimi ynë është të zgjidhim dy probleme të dhimbshme në shoqërinë tonë, nga njëra anë-kujdesi për njerëzit e moshuar, kurse nga ana tjetër-evitimi i papunësisë rinore dhe më posaçërisht kjo tek të rinjtë me nevoja të posaçme”.
Projekti filloi në mesin e muajit mars dhe do të zgjasë 6 muaj. Vullnetarët tanimë kanë kaluar përmes disa moduleve të trajnimit për punë me njerëz të moshuar, për evitimin e shokut kulturor dhe mënyrës së bashkëjetesës. Një zyrë vullnetare është e lidhur me sfidat e shumta dhe me ndryshimin e ditëve të përditshme për këta të rinj”-ve në dukje Emilija Georgjieva. Pasi të kalojnë përmes përshtatjes fillestare vijnë dhe vizitat aktuale reale në vendbanimet më të vogla të populluara në Bashkinë Madan, ku jetojnë kryesisht njerëz të moshuar. Kurse takimet me ta do të realizohen me ndihmën e kryetarëve të bashkisë vendas dhe nënkryetarët e bashkive.
“Ata disponojnë me një listë të njerëzve të moshuar të cilët jetojnë vetëm, dhe të cilët kanë shfaqur dëshirë të takohen me ne. Ne e organizojmë këtë takim dhe bëhemi dëshmitarë të mikpritjes tepër të ngrohtë rodopëse. Pas kësaj secili tregon se prej çfarë ndihme ka nevojë-të punohet pak kopshti, të spastrohet shtëpia, të luhet me bojë ndonjë dhomë, të renditen mobilet ose të blihen ilaçe. Ne i gjejmë materialet e nevojshme dhe fillojmë të punojmë”.
Krijohen miqësi të vërteta derisa zhvillohet një punë e dobishme, tregon Emilija. Si një aspekt mjaft interesant në projekt ajo dallon dhe iniciativën “Në mejdan”, në të cilën të rinjtë i mësojnë më të moshuarit të punojnë me rrjetin social. Në këtë mënyrë, komunikimi i lirë nga e kaluara, i cili ka rastisur “në mejdan” të vazhdojë dhe në mënyrë virtuale në frymën e kohës së re. “Është shumë dëfryese dhe e dobishme”-është kategorike ajo. Vullnetarët shpesh herë kërkojnë këshillat dhe mendimin e njerëzve, të cilëve u ndihmojnë dhe në këtë mënyrë ata marrin ndjenjën se janë të dobishëm dhe se akoma janë të rëndësishëm. Vullnetarët shpesh herë kërkojnë këshillat dhe mendimin e njerëzve, të cilëve u ndihmojnë dhe kështu fitojnë ndjenjën, se janë të dobishëm dhe se akoma kanë një rëndësi. “Vullnetarët tanë me të vërtetë zëvendësojnë deri në njëfarë shkalle nipërit të cilët u mungojnë këtyre njerëzve”, thotë kryetari i Shoqatës “Fëmijë me nevoja të posaçme”.
Përvoja deri në këtë moment tregon kategorikisht se, puna e dobishme shoqërore dhe komunikimi me të moshuarit shkaktojnë maturi dhe pjekje te secili prej pjesëmarrësve në projekt.
Sivjet janë përfshirë dhe dy të rinj me nevoja të posaçme, të papunë , të cilët kanë përfunduar arsimin e tyre. Ajshe Gjull nga Turqia ka zgjedhur të marrë pjesë në program, që të realizoj një ëndërr të saj- të jetë vullnetare në një vend nga regjioni. “Mundësia ime e parë qe Bullgaria dhe kështu u ndodha këtu. Ky është një angazhim afatgjatë, prandaj e kam të qartë dhe përgjegjësinë”-deklaron vajza e re. Të tjerë marrin pjesë për herë të radhës në projekt, si për shembullIvajllo Sinapov, i cili është kategorik se, kjo veprimtari e detyron të mund të kuptojë më mirë veten dhe të kërkojë të përmirësohet edhe më tej.
“Ashtu si në punën time të iluzionistit, gjëja më e madhe të cilën unë e fitoj është buzëqeshja e njerëzve të moshuar, të cilëve u ndihmojmë. Kjo për mua është një kënaqësi e vërtetë dhe më jep kuptim të vazhdojë”.
Kurse qëllimi i madh i projektit është kategorike Emilija Gjeorgjieva është të mund të krijohen dhe formohen lidhje më të thelluara e të qëndrueshme mes njerëzve, të cilët mbase do të vazhdojnë dhe pas fundit të tij.
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/GrandchildrenForRent, Radostina Chernokova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..