Riparimet në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” mund të realizohen nga firma çeke “Shkoda”, tha për BNT fizikani bërthamor Prof. Georgi Kasçiev. Ekspertë bullgarë do të vizitojnë Centralin Atomik Elektrik “Temelin” në Çeki, ku punojnë të njëjtat njësi si në Centralin “Kozlloduj”. Përpjekjet e dy centraleve për të përballuar sfidat e luftës në Ukrainë do të koordinohen, tha eksperti. Cilësia e firmës “Shkoda” është e garantuar sepse është një prodhues tradicional i pajisjeve bërthamore. Rosatom deri më tani përmbushte saktë marrëveshjet me bullgarët, por kompanitë ruse tashmë janë instrumente gjeopolitike të Kremlinit, komentoi Kasçiev.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..