Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi bullgaro-zviceran është në dobi të dy vendeve

Foto: president.bg

Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin e Ekonomisë, Arsimit dhe Studimeve Shkencore të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, perspektivat për vazhdimin e Programit të Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Falë tij, vendi ynë merr mbështetje eksperte dhe financiare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të punës, stabilitetin social, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shoqërisë civile.

Presidenti Radev theksoi si veçanërisht të rëndësishme sukseset në fushën e trajnimit profesional. Sipas kreut të shtetit, trajnimi profesional kontribuon për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe promovimin e shumë kompanive të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme.

Në takim Radev dhe Guy Parmelin konstatuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD